E drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithëpërfshirës

E drejta për arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një e drejtë themelore e tyre, e cila sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare. Konventa më e re e Kombeve të Bashkuara, “Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, thekson detyrimin e shteteve palë për të njohur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe për ta realizuar këtë të drejtë pa diskriminim, dhe në bazë të mundësive të barabarta.

Shtetet palë detyrohen të sigurojnë një sistem edukimi gjithpërfshirës në të gjitha nivelet, të orientuar drejt:

a). zhvillimit të plotë të potencialit njerëzor, dinjitetit dhe vetvlerësimit; fuqizimit të respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe diversitetit njerëzor;

b). zhvillimit të personalitetit, talenteve dhe krijimtarisë së personave me aftësi të kufizuara, si dhe aftësive të tyre mendore dhe fizike, deri në potencialin e tyre të plotë;

c). pjesëmarrjes efektive të personave me aftësi të kufizuara në një shoqëri të lirë.

Edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin tonë arsimor është i lidhur ngushtë dhe mund të shihet nga këndvështrimi i nismës ligjvënëse të shtetit, gjë që në thelb shpreh detyrimin e shtetit për kujdesin ndaj këtyre fëmijëve në nivelin më të lartë ligjor.

Detaje të mëtejshme në linkun e mëposhtëm:

E drejta e femijeve me aftesi te kufizuar per arsim gjitheperfshires