Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore
Ky projektështë një iniciativë e Programit të Ndihmës Australiane, e implementuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publikenë emër të Qeverisë Australiane, dhe ka për qëllim përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të 6 universiteteve në Shqipëri në përdorimin e TIK në mësimdhënien me nxënës me nevoja të vecanta arsimore. Nëpërmjet një seti aktivitetesh formale dhe jo-formale, mësuesit e ardhshëm do të njihen me mjetet teknologjike bashkëkohore të cilat mund te përdoren në përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në jetën e shkollës. Pra, projekti do të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me trajnimin e mësuesve në përdorimin e teknologjisë me qëllim krijimin e një ambienti të mirë dhe efikas për nxënësit të cilëve u nevojitet mbështetje e veçantë dhe do të nënvizojë përdorimin e mjeteve teknologjike për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ne theksojmë rëndësinë e trajnimit të mësuesve të ardhshëm në përdorimin e teknologjisë si instrument pedagogjik dhe impaktin e teknologjisë në procesin e nxënies. Për pasojë, projekti do të sjellë strategji dhe instrumente të reja për tu përdorur në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, brenda dhe jashtë auditorit.