1. Takimi i pare hapës, me profesorë të 6 departamenteve të edukimit (2 profesorë për çdo departament) të 6 universiteteve. Pjesëmarrësit, dhe dy anëtarë të AIPA, do të përcaktojnë grupet e punës si dhe do të përditësojnë përmbajtjen e trajnimeve. Një grup është i përbërë nga 4 pjesëtarë, përfaqësues të dy universiteteve.
  2. Takimet lokale të grupeve të punës, pjesa I.Grupet e punës do të mblidhen në një mbledhje 2 ditore për të punuar mbi temat e Aksesibiliteti; Verbëria dhe Humbja e shikimit; Shurdhëria dhe Humbja e dëgjimit.
  3. Trajnim intensiv 3 ditor (Korçë) me 60 mësues të ardhshëm nga 6 universitete mbi përdorimin e teknologjisë në mësimdhënien me nxënës me nevoja të veçanta arsimore – Aspekte të përgjithshme.
  4. Takimet lokale të grupeve të punës, pjesa II. Grupet e punës do të mblidhen në mbledhje 2 ditore për të përcaktuar metodologjinë dhe elementët specifikë të librit (sipas temave përkatëse) dhe te modulit universitar mbi SNE.
  5. Trajnim intensiv 3 ditor (Shkodër) me 60 mësues të ardhshëm nga 6 universitete mbi përdorimin e teknologjisë në mësimdhënien me nxënës me nevoja të veçanta arsimore – Teknologjitë specifike.
  6. Përgatitja e nje moduli univerisitar mbi SNE, duke përfshirë rezultatet e dy trajnimeve.
  7. Platforma e aksesueshme online me informacione dhe burime lidhur me SNE dhe TIK
  8. Libër mbi SNE dhe TIK
  9. Konferencë përmbyllëse në Tiranë.