• Fuqizimi i njohurive mbi SNE dhe TIK i 60 mësuesve të ardhshëm dhe 12 profesorëve nga 6 universitete te vendit. Në përfundim të projektit, pjesëmarrësit do të kenë njohuri të detajuara dhe do të jenë në gjendje për të përdorur teknologjitë kryesore në procesin e mësimdhënies.
  • Platforma online e aksesueshme e cila do të përmbajë informacione dhe burime mbi SNE dhe TIK, duke funksionuar si një pikë kyçe për mësuesit në nivel kombëtar
  • Rritja e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e teknologjisë. Universitetet që ofrojnë programe për përgatitjen e mësuesve të rinj, dhe ekosistemi shkolle, do të jenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e ofruara nga teknologjitë bashkëkohore në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.