Në kuadër të projektit “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, në datat 20-22 shtator 2019 u organizua në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli” trajnimi intensiv me temë “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe mësimdhënia me nxënës me nevoja të veçanta arsimore – Aspekte të pergjithshme”, në të cilin morën pjesë mbi 60 studentë të mësuesisë, nga gjashtë universite publike shqiptare.
Tematikat kryesore të trajnimit ishin: Edukimi i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Shqipëri (trajnerë Dr. Robert Gjedia, Universiteti Marin Barleti; Dr. Dorian Jano dhe Dr. Ervis Martani, Instituti Shqiptar për Ceshtjet Publike); TIK, Aksesibiliteti dhe procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies (trajnerë Prof.As.Dr. Fatbardha Osmanaga dhe Dr. Rina Gera, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Dr. Helena Grillo dhe Dr. Neime Gjikaj, Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu)”); TIK dhe procesi mësimor me nxënës që nuk shikojnë (trajnerë Dr. Arbana Zhapaj dhe Dr. Petrit Taraj, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”; Doc. Margarita Hido dhe Msc. Aida Sotiri, Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Cabej”); Procesi mësimor me nxënës që nuk degjojnë (Prof.As.Dr. Ardian Turku dhe Prof.As.Dr. Roland Çerepi, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”; Dr. Evjonda Spaho dhe Dr. Ermiona Braholli, Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”); Teknologjia ndihmëse dhe instrumentat TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore (trajnere MSc. Migena Buzra, Instituti Adriapol).
Projekti “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, është një iniciativë e Programit të Ndihmës Australiane, e implementuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në emër të Qeverisë Australiane.