Në kuadër të projektit “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, një iniciativë e Programit të Ndihmës Australiane, e implementuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në emër të Qeverisë Australiane u organizuan takimet lokale parapërgatitore të trajnimit të parë intensiv lidhur me TIK dhe mësimdhënia me nxënës me nevoja të veçanta arsimore – Aspekte të pergjithshme, në të cilin pritet të marrin mbi 60 studentë të mësuesisë, nga gjashtë universite publike shqiptare. Takimi i parë lokal u zhvillua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rreth temës së TIK dhe mësimdhënia më nxënës që nuk degjojnë; takimi i dytë u zhvillua në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Cabej” rreth temës së TIK dhe nxënësve që nuk shikojnë; dhe takimi i tretë në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, rreth temvs së aksesibilitetit.