Takimi i parë hapës

Në kuadër të projektit “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, një iniciativë e Programit të Ndihmës Australiane, e implementuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në emër të Qeverisë Australiane, në datë 30 mars 2019 u organizua takimi i pare hapës. Në këtë takim, në të cilin morën pjesë profesorë të 6 universiteteve publike partnere, stafi i AIPA, dhe eksperte TIK, u diskutua në detaj secili prej aktiviteteve që do të realizohen, ndarja në grupe pune të specializuara në fusha specifike, si dhe u hodhën bazat për përmbajtjen e trajnimeve intensive për mësuesit e ardhshëm.

1 3 IMG_20190330_113526 IMG_20190330_113555