Ligji Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”

Ligji Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” përbën bazën e legjislacionit kombëtar në këtë fushë.

Objekt i këtij ligji janë:

a) përcaktimi i të drejtave thelbësore që lidhen me përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim garantimin e mundësive të barabarta për të gjithë këta persona në kushte të barabarta me të tjerët;

b) përcaktimet për garantimin e jetesës së pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara që zgjedhin të jetojnë në mënyrë të pavarur, duke rritur në maksimum autonominë e tyre dhe vendimmarrjen e pavarur, me synimin për të garantuar jetën në komunitet në kushte të barabarta me të tjerët;

c) përcaktimet për mënyrën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, nevojave për mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe mënyrat se si do të sigurohet kjo mbështetje.

Ligj nr 93 – dt 24.7.2014 – Per perfshirjen dhe aksesueshmerine e personavae me aftesi te kufizuar