Udhëzues për mësuesit

Ky udhëzues është hartuar për mësuesit dhe shkollat në të gjithë botën të cilët kanë interes të bashkohen me fushatën #DrawDisability (vizato aftësinë e kufizuar) pë të çuar përpara advokasinë për këtë çështje.

Udhëzuesi ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë tregon përkufizime dhe çështje të tjera të rëndësishme për aftësinë e kufizuar.  Pjesa e dytë prezanton një grup aktivitietesh të cilat mësuesit mund ti përdorin në klasë. Këto janë aktivitete të sugjeruara dhe mësuesit janë të lirë të krijojnë, iniciojnë sipas kushteve në të cilat punojnë dhe mësojnë nxënësit e tyre me aftësi të kufizuar. Mësuesit inkurajohen t’i bëjnë kë ushtrime gjithëpërfshirëse për të gjithë nxënësit duke përfshirë ata me aftësi të kufizuar.

Aktiviteti final fton të gjithë nxënësit të ndajnë të kuptuarit e tyre për aftësinë e kufizuar duke e vizatuar sesi e shohin ata Personin me Aftësi të Kufizuar në komunitetin e tyre. Perspektivat e fëmijëve mund të nënvizojnë përpjekjet sfidat si dhe arritjet dhe sukseset që Personat me Aftësi të Kufizuar hasin dhe arrijnë në komunitetin ku jetojnë. Vizatimi do të tregojë të kuptuarit dhe ndjenjat e tyre për aftësinë e kufizuar., ndryshueshmërinë, aksesin, gjithëpërfshirjen dhe diskriminimin.

Për më tëpër:

Udhezuesi per mesues