Në kuadër të projektit “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, më datë 26 nëntor 2020 u organizua në Universitetin Barleti, takimi përmbyllës i projektit, në formën e një tryeze të rrumbullakët, duke respektuar në mënyrë rigoroze masat Covid-19.
Projekti Special, ishte një projekt 1.5 vjeçar dhe ishte një bashkëpunim i frytshëm i gjashtë universiteteve publike shqiptare: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”; Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”; Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”; Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”; Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”; dhe Universiteti Barleti. Në këtë projekt u përfshinë edhe 70 studentë, 10 studentë nga secili universitet pjesmarrës.
Në takimin përmbyllës u realizua një diskutim i hapur mbi arritjet dhe gjetjet e këtij projekti si edhe u dhanë disa rekomandime mbi qëndrueshmërinë dhe mundësi të reja për vazhdimin e fazës së dytë të projektit.
Projekti “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, është një iniciativë e Programit të Ndihmës Australiane, e implementuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në emër të Qeverisë Australiane.