Pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga OSHC-të, çështjet e fëmijëve në përgjithësi marrin më pak vëmendje dhe u jepet më pak prioritet në buxhetin e shtetit. Ajo çka është më e rëndësishme, madje edhe kur janë alokuar paratë e duhura për programin e fëmijëve, buxheti i shtetit shpërndan shumë më pak nga çfarë ishte menduar. Nëpërmjet këtij raporti, Save the Children synonte të zhvillonte një analizë buxhetore, që thekson mangësitë e identifikuara në sistemin e buxhetimit dhe procedurat që pengojnë dhe shtrembërojnë zbatimin e duhur të planit të buxhetit për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Raporti është hartuar duke u bazuar në kërkimin e kryer, monitorimin dhe analizën e alokimit të buxhetit dhe shpenzimet publike për fëmijët me aftësi të kufizuara në nivel kombëtar dhe lokal. Ky raport do të pajisë Save the Children dhe përfaqësues të tjerë të interesuar për fëmijët me informacionin e nevojshëm rreth alokimeve të buxhetit të shtetit për fëmijët me aftësi të kufizuara. Rezultati i kësaj analize buxhetore do të ofrojë disa statistika dhe informacione interesante që mund t’i ndihmojnë aktorët e interesuar të advokojnë dhe ndikojnë te vendimmarrësit mbi alokimin e nevojshëm të fondeve publike për FAK, të kërkojnë më shumë angazhim nga shteti, dhe të rrisin efikasitetin dhe transparencën mbi shpenzimet për FAK.
Detaje në linkun: