Libërthi i mëposhtëm përpiqet të ndërgjegjësojë dhe edukojë në lidhje me ata elementë të përshtatshmërisë, të cilët duke qenë të pranishëm në trotuaret e qytetit, në ndërtesa, në transport etj. lehtësojnë të përditshmen e personave me aftësi të kufizuar por edhe të të moshuarve dhe nënave me fëmijë. Përshtatshmëria është një element kyç për realizimin e të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuar. Ata nuk mund të punojnë, shkollohen, të marrin pjesë në jetën sociale e kulturore të qytetit pa mundur të lëvizin lirshëm nëpër qytet. Ndaj, përshtatshmëria konsiderohet jo vetëm një e drejtë por edhe një parakusht për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera nga ana e personave me aftësi të kufizuar.
Për me tepër shfletoni materialin e meposhtëm: